Rreth 100 fluturime në Londër janë anuluar për shkak të një problemi në sistemin kompjuterik të linjës ajrore britanike British Airways (BA) transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të problemit në sistemin kompjuterik të BA u anuluan 81 fluturime nga aeroporti Heathrow në Londër, dhe 10 fluturime në aeroportin Gatwick, ndërsa tek 200 fluturime u shkaktuan vonesa deri në 5 orë.
Në një deklaratë me shkrim nga BA, është konfirmuar se anulimet dhe vonesat janë në lidhje me “problemin në sistem” dhe për këtë është kërkuar ndjesë nga udhëtarët.
Nga kompania është mbrojtur ideja se problemi është i kufizuar me fluturimet në Evropë, por postimet nëpër rrjetet sociale të personave të prekur kanë treguar se problemi është përjetuar në një masë globale nga Japonia e deri në SHBA.
Ndërkohë bëhet e ditur se vazhdon problemi i cili është shfaqur kryesisht në njësitë e check-it dhe ngritjes në fluturim të sistemit kompjuterik të kompanisë.
Për shkak të një problemi që zgjati dy ditë në sistemet kompjuterike të BA-së në vitin 2017 u ndikuan 75 mijë udhëtarë, ndërsa kompania u përball me një dëm prej 100 milionë stërlinash.
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...