Google ADS

Hoxha: Ngritja e dorës kundër gruas nuk është trimëri

13:41 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Pas vrasjes së një gruaje mbrëmë në Prizren ka reaguar edhe ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha.

Ajo përmes një postimi në facebook ka shkruar se ngritja e dorës ndaj gruas nuk është trimëri, shkruan arbresh.info.

“Mbrëmë, edhe një grua u vra nga bashkëshorti i saj. Ngritja dorë kundër gruas, kurrë as ka qenë, as është as do të jetë trimëri. Pikëllim, tronditje. Ngushëllime për familjarët dhe të gjithë ata që këtë krim e përjetojnë si trishtues!”, ka shkruar ajo.

Hoxha ka shtuar se institucionet duhet të marrin përgjegjësi për rastin.

“Është koha e fundit që institucionet përgjegjëse të marrin masa që kjo dukuri e tmerrshme të mos përsëritet!”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe pak minuta më parë për rastin e njëjtë ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Lexo edhe: Veseli për vra*jen në Prizren: Nuk do të tolerohen më neglizhencat e institucioneve karshi thirrjeve të grave për ndihmë

Ai ka thënë se nuk do të tolerohen më neglizhencat e Institucioneve karshi thirrjeve të grave për ndihmë.

Sipas Policisë së Kosovës mbrëmë në Prizren humbi jetën një grua pasi u qëllua me armë zjarri nga bashkëshorti i saj./Arbresh.info/

Lexo edhe: Gruaja e v*arë në Prizren është nëna e këshilltares së Ramush Haradinajt

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme