Gareth Bale sërish jashtë skuadrës së Real Madridit

12:48 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Gareth Bale është lënë sërish jashtë skuadrës së Real Madridit për miqësoren e tyre parasezonale ndaj RB Salzburgut.

Bale mungoi në ndeshjen në udhëtim në Gjermani për Kupën Audi javën e kaluar pasi transferimi i propozuar te klubi kinez Jiangsu Suning dështoi, transmeton portali arbresh.info.

Mësohet se Bale zgjodhi për të qenë jashtë për shkak se ishte i zemëruar me trajtimin e tij nga trajneri Zinedine Zidane dhe presidenti Florentino Perez duke mos qenë kështu në gjendje të duhur mendore për të luajtur.

E ardhmja e uellsianit në Bernabeu ka qenë e pasigurt qysh pas rikthimit të Zidanes në pozitën e trajnerit gjatë muajit mars.

Bale dhe Zidane nuk kanë pasur raporte të mira as gjatë periudhës së parë të francezit si trajner në klub./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadriden/status/1159003921286926336

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme