Digj*t një objekt në Mitrovicë

12:08 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Një objekt është përfshirë nga zjarri të martën në Mitrovicë.

Ankuesi ka raportuar në Polici se zjarri është shkaktuar në rrethana të panjohura.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar gjithashtu se njësitet relevante dhe zjarrfikësit  të cilët  kanë lokalizuar zjarrin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se  në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë  një objekt. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante dhe zjarrfikësit  të cilët  kanë lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Veç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar ndërsa rasti është duke u hetuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme