Dhjetë gjëra të cilat nuk duhet t’i mbani në bodrum

11:21 | 7 Gusht 2019
arbresh.info

Me kalimin e kohës do të mbeteni pa to – do të jenë plotësisht të prishura

Bodrumet dhe hapësirat e ngjashme janë të shkëlqyeshme për vendosjen e gjërave të cilat nuk i përdorni shpesh, mirëpo para se çfarëdo qoftë të magazinoni aty, mendoni – a e kanë vendin në vend të ftohtë dhe të mbyllur?

Këto dhjetë gjëra nuk do të duhej të qëndronin në bodrum! – transmeton Telegrafi.

Lodrat

Lodra të mbushura dhe të mëndafshta nuk do të duhej t’i mbani në bodrum, sepse grumbullojnë pluhur, lagështi, insekte, madje edhe minj. Me kalimin e kohës do të jenë të shkatërruara dhe burim potencial i infeksioneve. Nëse nuk keni vullnet t’i falni, por nuk keni ku t’i lini pos në bodrum, gjeni kuti me mbyllje hermetike dhe vendosni lodrat në to.

Librat

Nëse keni planifikuar që librat tuaj nga fëmijëria t’i ruani për fëmijët tuaj, vendosja në bodrum nuk është zgjidhje e mirë. Me kalimin e kohës ngjitësi i cili i mban të lidhura fletët do të dobësohet, fletët do të zverdhen, ndërsa ekziston rreziku që edhe përrallat tuaja të vlefshme t’i hanë minjtë dhe insektet.

Tepihët

Tepihu i palosur në formë të rolës janë vatër fenomenale për insekte dhe minj. Gjithashtu, fijet e tepihut grumbullojnë lagështi dhe aroma të këqija, për ç’shkak tepihët me kalimin e kohës do të kalben.

Drurët për ngrohje

Nuk është ide e mirë, sepse druri mund të thithë lagështinë, për ç’shkak vështirë do të digjet.

Substancat e ndezshme

Ku na bie ndër mend për herë të parë t’i mbajnë ngjyrat, karburantin për skarë, kerozinën? Në bodrum! Mirëpo, magazinimi i substancave të ndezshme në bodrum mund të jetë shumë i rrezikshëm, posaçërisht nëse në afërsi ekzistojnë koftori, nxehësi i ujit, makina për tharje të rrobave… Më me mend është t’i vendosni në garazh apo në jerevi.

Mobiliet

Nëse nuk dëshironi që të myken, ruani mobilet larg nga bodrumi.

Rrobat e vjetra

Çdo vend tjetër është më i mirë se bodrumi. Tenjat më së shumti i duan rrobat, aq më parë rrobat e lëkurës dhe të leshta, ndërkaq bodrumi është parajsa e tyre e vogël.

Aparatet elektronike

Nëse dëshironi të ruani ndonjë aparat të vjetër, vendoseni në ndonjë vend tjetër, sepse lagështia dhe temperaturat e pakëndshme në bodrum mund ta shkatërrojnë.

Letrat e rëndësishme, dokumentet, fotografitë

Lagështia dhe uji mund t’i shkatërrojnë tërësisht. Nëse nuk keni zgjedhje tjetër, letrat dhe fotografitë paketoni në kuti plastike dhe pastaj vendosni në bodrum.

Ushqimi

Bodrumi është vend i preferuar për magazinimin e zahireve dhe perimeve, mirëpo nuk është mirë gjithë ushqimin ta mbani në bodrum. Të gjithë artikujt që prishen duhet mbajtur larg nga bodrumi, sepse tërheqin myk dhe insekte. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme