Në rast të shpërndarjës së Kuvendit, puna hetimore e Komisionit Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala do të ndërpritet.
E për të diskutuar për këtë qështjë ky Komision është mbledhur sot, shkruan arbresh.info.
Kryetari i këtij Komisioni, Visar Ymeri, ka propozuar që punën e Komisionit t’ja bartë atij pasues.
“Nëse ne nuk mund ta përfubdojmë mandatin atëherë mund që punë që e kemi berë t’ja lëmë komisionit që do të formohet në mandatin e ardhshëm”, ka thënë ai.
Ymeri ka thënë gjithashtu se kohëzgjatja prej 6 muajvë është e shkurtë për hetim.
“E kemi pa gjithashtu që mandati 6 mujor është shumë i shkurtë për të parë atë çfarë ka ndodhur më të vërtëtë brenda një ndërmarrje”, ka shtuar ai.
Ndërsa anëtari i komisionit, Bekim Haxhiu, ka thënë se komisioni ka intervistuar vetëm 2% të personave që mbajn përgjegjesi.
“Kemi bërë një punë të vlerësuar dhe profesionale, koha prej 6 muajve për një hetim kaq të madh do të ishte e pamjaftueshmë. Ne kemi intervistuar vetëm 2% të Telekomit dhe ende nuk kemi intervistuar akterët kryesor e as t’i ballafaqojmë sepse ka pas shumë deklarime kundërthënëse”, ka thënë ai.
Haxhiu ka shtuar se puna e komisionit duhet të vazhdoj edhe në mandatin tjetër.
“Nëse edhe mandatin e ardhëm na e beson populli postin e deputetit atëherë vazhdimi i hetimi do të jete gjithësesi puna jonë e parë ose legjiatura e ardhshme të vazhdoj punën”, ka shtuar ai.
Përfaqsuesi i VV-së, Liburn Ali ka kërkuar që komisioni të bëjë një raport të punës.
“Do të duhet të kemi një raport që të votohet në Kuvend, unë propozoj që raporti të formohet me punën që kemi bërë deri tani. Komisioni i ardhshëm do të ketë nje raport të punës tonë që do t’i ndihmojë”, ka thënë Aliu.
E Milaim Zeka ka thënë se propozimi i tij ka qenë vazhdimi që të hetohen edhe institucionet tjera.
“ E kam ditë që hetimi i Telekomit dhe Postës do të ishte i pamundur brenda 6 muajve duke parë keqpërdorimet. Unë kam pas dëshirë që të hetimet të vazhdojnë edhe për KEK dhe Radio Televizionin e Kosovës. Më pas kishim mund që të bëjmë hetim edhe për ministritë dhe Qeverinë”, ka thënë ai.
Zeka ka thënë se do të ngris kallëzim penal ndaj disa personave pas të gjeturave të komisionit.
“Besoj që ne si deputetë dhe qytetarë mund të bëjmë kallëzim penal ndaj disa individëve edhe të bordit edhe drejtorit ekzekutiv të Telekomit të Kosovës. Vetëm një drejtor i ka bërë 32 udhëtime zyrtatë brenda një dite”, ka shtuar ai.
E anëtari i këtij komisioni, përfaqsues i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka kërkuar që puna të mos mbyllet deri në datën kur pritet të shpërndahet Kuvendi.
“U jam mirënjohës për punën që keni bërë deri tani, kisha propozuar që të mos mbyllet asgjë deri me datën 22”, ka thënë ai.
Ndërsa Armend Zemaj ka thënë se puna e komisionit nuk duhet të ndalet.
“I gjithë dokumentacioni tani është publik, ne nuk e kemi të vlerësuar raportin ashtu siç ka dëshiruar, por mund të inicohen procedurat hetimore, mund të miratohet raporti që do të u shërbej prokurorisë dhe për punën tonë. Po propozoj që të mos ndalet puna”, ka thënë ai.
Edhe deputetja e VV-së, anëtare e ketij Komsioni, Albulena Haxhiu ka kërkuar që puna të mos ndalet por të krijohet vetëm një draft.
“Telekomi për herë të parë ka bërë 3 kallëzimë penale për kontraten me Z-Mobile dhe për herë të parë Prokuroria ka nisur hetimet për këtë kontratë. Propozoj që të formohet një draft dhe t’ja japim edhe prokurorisë”, ka thënë Haxhiu.
Ndryshe mbledhja për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës është caktuar për 22 gusht.
Kjo datë është caktuar pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit e të vetmit që kanë dal kundër kanë qenë deputetët e VV-së të cilët kanë kërkuar që kjo datë të jetë më afër./arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...