Google ADS

Danilo i nënshtrohet testeve mjekësore te Juve

10:39 | 7 Gusht 2019
Arbresh Info

Danilo i është nënshtruar mëngjesin e sotëm (e mërkurë) testeve mjekësore te Juventusi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë te Manchester City ka kryer kontrollet te “Zonja e Vjetër” para finalizimit të marrëveshjes, transmeton portali arbresh.info.

Danilo arriti në Torino mbrëmjen e së martës dhe tani gjendet në objektin J Medical të kampionit në Itali.

Ai më pas do të stërvitet me bashkëlojtarët e tij të rinj për herë të parë para se të vendos lapsin në një kontratë pesë vjeçare, e cila i siguron 4 milionë për sezon.

Juventusi siguroi shërbimet e brazilianit në marrëveshjen shkëmbyese me Joao Cancelon ndërkohë që City pagoi ekstra edhe 30 milionë euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme