Kombet e Bashkuara kanë shtuar thirrjet urgjente për Zimbabvenë, duke paralajmëruar që më shumë se pesë milionë persona, apo një e treta e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë.
Programi Botëror për Ushqim ka kërkuar një fond prej 331 milionë dollarëve, teksa ky shtet përballet me efektet e thatësisë, të një cikloni si dhe krizë ekonomike.
Udhëheqësi i këtij Programi, David Beasley, ka thënë se shumica e këtyre personave janë në “krizë urgjente dhe po përballen me uri të skajshme”.
Ky shtet është duke u përballur me këtë situatë, pasi korrjet e fundit të grurit janë prekur keq nga thatësia dhe çmimi i ushqimit është rritur.
Nivelet e ulëta të ujit po ashtu kanë goditur hidrocentralet në Kariba, duke rezultuar me ndërprerje të energjisë elektrike.
Teksa ka nisur thirrjet për fonde të martën, Beasley ka thënë se rreth 2.5 milionë persona janë në prag të përballjes me urinë.
Problemet e Zimbabvesë janë rritur kur Cikloni Idai ka prekur rajonin më herët gjatë këtij viti.
Stuhia e fuqishme që ka përshirë edhe Malavinë dhe Mozambikun, ka lënë pa shtëpi mijëra persona në Zimbabve.
Të martën, presidenti Emmerson Mnangagwa, ka shpallur thatësinë si katastrofë kombëtare.
Kombet e Bashkuara veçse kanë qenë duke mbledhur 294 milionë dollarë për këtë shtet, mirëpo tani kanë thënë se iu duhen më shumë të holla për shkak të ndikimit të thatësisë./REL/
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani