Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se të mërkurën do të vizitojë qytetin El Paso në Teksas, pas incidentit me të shtëna me armë zjarri që ka rezultuar me 22 persona të vdekur, mirëpo banorët e këtij qyteti kanë thënë se ai nuk është i mirëpritur, transmeton agjencia e lajmeve AFP.
Si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur në El Paso dhe Ohajo, kanë vdekur 31 persona gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan u ka bërë thirrje amerikanëve gjatë një fjalimi të hënën që të dënojnë fanatizmin dhe supremacinë e bardhë, mirëpo liderët e komunitetit kanë thënë se presidenti ka një histori me postime provokative në rrjetin social, Twitter.
“Ky president, që ka ndihmuar në krijimin e urrejtjes dhe e ka bërë të mundshëm tragjedinë e së shtunës, nuk duhet të vijë në El Paso”, ka thënë kandidati demokrat për president, Beto O’Rourke, i cili është rritur në këtë qytet.
“Nuk na duhen më shumë ndasi. Neve na duhet të shërohemi. Ai nuk ka vend këtu”, ka shtuar O’Rourke.
Para se të niste të shtënat në një dyqan në El Paso, 21-vjeçi që dyshohet se ka kryer sulmin, është thënë të ketë postuar në rrjete sociale një dokument kundër “pushtimit hispanik në Teksas”.
Kritikët kanë përmendur gjuhën e përdorur nga Trumpi në Twitter apo nëpër marshe, ku disa herë u është referuar migrantëve hispanikë si pjesë të një “pushtimi”.
Kongresistja e El Pasos, Veronica Escobar, i ka bërë thirrje Trumpit, “që të konsiderojë faktin se fjalët dhe veprimet e tij kanë pasur rol në këtë” incident.
“Nga perspektiva ime, ai nuk është i mirëpritur aty. Ai nuk duhet të jetë këtu derisa ne jemi në mërzi”, ka thënë Escobar për MSNBC.
Kryetari i El Pasos, Dee Margo, ka thënë pas lajmit për vizitën e Trumpit se ai do ta mirëpresë presidentin vetëm sepse është detyra e tij për ta bërë një gjë të tillë.
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...