“Testimet e reja raketore janë paralajmërim për SHBA-në dhe Korenë e Jugut”

12:50 | 7 Gusht 2019
Arbresh.info

Koreja e Veriut ka njoftuar se testimet e reja raketore janë në cilësinë e paralajmërimit për SHBA-në dhe Korenë e Jugut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit nga agjencia Yonhap të cilin e bazon në lajmin e agjencisë zyrtare koreane të lajmeve KCNA, thuhet se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka theksuar që testimet e raketave balistike me rreze të shkurtër të kryera së fundmi janë në cilësinë e një paralajmërimi për SHBA-në dhe Korenë e Jugut.

Në lajm thuhet se shprehjet e liderit koreano-verior, Kim Jong-un, për testimet e reja janë një mundësi paralajmërimi i përshtatshëm për SHBA-në dhe Korenë e Jugut, të cilat zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake.

Koreja e Veriut ka njoftuar se stërvitja e përbashkët ushtarake që SHBA-ja filloi një ditë më parë me Korenë e Jugut, është në kundërshtim me bisedimet e paqes të kryera mes palëve.

Dje u njoftua fillimi i stërvitjes së përbashkët “19-2 Dong Maeng” mes SHBA-ve dhe Koresë së Jugut. Stërvitja, e cila synon të përmirësojë aftësinë e aleatëve për të përballuar situata të papritura në Gadishullin Korean, pritet të zgjasë deri në 20 gusht.

Në një deklaratë të bërë me 16 korrik nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut u theksua se Pheniani do të rishikojë marrëveshjen për rifillimin e negociatave në nivel pune me Washingtonin në rast të zhvillimit të stërvitjes së përbashkët “19-2 Dong Maeng”.

Koreja e Veriut në 2 javët e fundit ka zhvilluar 4 testime raketore me rreze të shkurtër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme