Arsenali pritet të bëjë ofertën e tretë dhe finale për mbrojtësin e krahut të majtë të Celticut, Kieran Tierney, para se të mbyllet merkato e transferimeve në Premierë Ligë këtë të enjte.
Celtic ka refuzuar dy oferta nga “Topçinjtë” për mbrojtësin Tierney gjatë kësaj vere dhe oferta e fundit besohet se ishte 25 milionë funta, transmeton portali arbresh.info. Sidoqoftë, kampionët skocez nuk ishin të bindur as një tarifë.
Arsenali raportohet se ka prioritet gjithashtu transferimin e një qendërmbrojtësi – Dayot Upamecano dhe Daniele Rugani janë ndër shënjestrat – por në Emirates besojnë se mund të arrijnë një marrëveshje me reprezentuesin e Skocisë.
Ndërkohë, trajneri i Celticut, Neil Lennon ka pranuar se është në pritje të një tjetër oferte për Tierneyn.
“E di se këto marrëveshje mund të bëhen për një minutë deri në dymbëdhjetë”, ka thënë Lennon. “Do të isha i befasuar nëse nuk do të kishte ndonjë ofertë tjetër për Kieranin, por jam i kënaqur”
“Ai do të jetë i gatshëm për një ose dy javë. Ai ka ende disa dhimbje në ijë, por mendoj se problemi ka filluar të zgjidhet”
Arsenali ka qenë që një kohë të gjatë duke synuar shërbimet e tij për shkak se janë të etur për të përforcuar pozitën në krahun e majtë të mbrojtjes./arbresh.info/
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen disa ...
Arsenal konfirmon largimin e Edu Gaspar nga posti i drejtori...
Rezi-Mevlanit: Ajo më puthi në buzë, por tani është distancu...
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes si...
Rama të enjten në Budapest me ftesë të kryeministrit Orban
Rezultatet dhe tabela pas javës së 12-të/ Ballkani e Malishe...