Laurent Koscielny pretendon se është “mirënjohës” për kohën e tij te Arsenali pavarësisht se u largua me forcë nga klubi duke finalizuar kalimin te Bordeauxi.
33-vjeçari finalizoi rikthimin në Liga 1 të martën pas refuzimit për të qenë pjesë e skuadrës së Unai Emery në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Koscielny, i cili hoqi dorë edhe nga shiriti i kapitenit me largimin e tij, zemëroi Arsenalin në videon e prezantimit të tij te Bordeauxi duke larguar fanellën e “Topçinjve” për të veshur atë të klubit francez.
Por, mbrojtësi pretendon se ka diskutuar qëllimet e tij për largim nga Arsenali “muaj” para se koha e tij në klub të vinte drejt fundit.
“Ashtu siç e dini, unë kam rënë dakord me Bordeauxin. Pas nëntë viteve të shpenzuara në Arsenal, unë mora vendim për largim”, ka shkruar Koscielny në Instagram, transmeton portali arbresh.info. “Kam shpenzuar vite të mrekullueshme aty me këtë klub, nëntë vite gjatë të cilave unë kam mësuar, kam evoluar dhe jam rritur”
https://twitter.com/girondins/status/1158767162640732160
“Kjo eksperiencë më ka bërë lojtarin që jam sot. Vendimi im për largim është diskutuar muaj më parë me klubin, bashkëlojtarët, trajnerin tim dhe ka qenë një vendim i menduar mirë”
“E shoh këtë largim si një kthesë të re në jetën time si lojtar, por gjithashtu në jetën time si person dhe familjar”
“Megjithatë, shpresoj të më kuptoni në rast se nuk mund të jem mirënjohës mjaftueshëm për këto vite të kaluara në Arsenal”
“Jam në dijeni për çdo gjë që klubi dhe ju tifozët më keni sjellë mua”
“Por, këtë herë është koha për mua të shkojë në shtëpi dhe sot dëshira ime është t’i bashkohem Bordeauxit”
“Kjo është një sfidë e re dhe dua ta marr me përkushtim”, përfundon Koscielny./arbresh.info/
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...