Tifozët e Barcelonës mendojnë se Neymar do të rikthehet në Camp Nou pasi presidenti Josep Maria Bartomeu ka bërë një lëvizje që lë të kuptohet shumëçka.
Neymar është përfolur shumë për rikthim në Barcelonë gjatë gjithë verës, transmeton portali arbresh.info. Braziliani u largua nga klubi katalunas në vitin 2017 për një tarifë rekorde prej 222 milionë euro duke u transferuar te PSG.
Që nga atëherë, sulmuesi ka shënuar 51 gola dhe ka bërë 58 paraqitje për kampionin në Liga 1. Por, 27-vjeçari raportohet se nuk është i lumtur në kryeqytetin francez dhe kampioni në La Liga udhëheq në garën për ri-nënshkrimin me të.
Pamje të shfaqura së fundmi sugjerojnë se drejtorët në Barcelonë janë duke kërkuar rikthimin e Neymarit.
Në një video shihet skuadra e Lionel Messit duke luajtur kundër Arsenalit në miqësoren parasezonale.
Bartomeu, i cili është president i klubit që nga viti 2014, është duke shikuar ndeshjen nga zona e ulëseve ekskluzive.
Derisa shihet se gjendet i vetëm duke shikuar ndeshjen, një tifoz i drejtohet atij duke i thënë me zë të lartë: “Bartomeu”, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti kthehet dhe e shikon atë me një buzëqeshje.
“Neymar, Neymar”, lutet tifozi.
“Neymar? Në rregull”
Edhe pse presidenti i Barcelonës nuk jep përgjigje, ai ka bërë një lëvizje me të cilën tifozët janë ngazëllyer tej mase.
Presidenti i Barcelonës buzëqeshi derisa ngriti lartë telefonin e tij duke e vendosur në vesh.
Kjo video është shpërndarë dje në Instagram nga llogaria Saifo.Jr dhe është shikuar më shumë se 100 mijë herë./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...