Caktimi i datës 22 gusht për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, për Lëvizjen Vetëvendosje po konsiderohet e vonë dhe enigmatike.
Deputeti nga radhët e LVV-së, Xhelal Sveçla, ka thënë për Ekonomia Online se një prej arsyeve të caktimit të kësaj date ka të bëjë me një lojë të presidentit Hashim Thaçit.
“Ne kemi kërkuar që seanca të mbahet sa më shpejtë, të shpërndahet Kuvendi dhe të kalojmë në procedura të tjera deri tek zgjedhjet e parakohshme të cilat do të nxirrnin forca më legjitime për të udhëheq procese para të cilave Kosova gjendet. Tash, pse kaq vonë, kjo është enigmë për ne. I vetmi dyshim që na bie në mend është ndonjë lojë e momentit të fundit të presidentit meqenëse kemi përvoja jashtëzakonisht të hidhura politike me të”.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...