Gati dy javë kanë kaluar që nga arrestimi në Maqedoninë e Veriut të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.
I njëjti, nga autoritetet maqedonase u arrestua pas fletëarrestit të INTERPOL-it të lëshuar nga shtetit serb.
Beogradi zyrtar tashmë ka bërë kërkesë edhe për ekstradimin e tij në Serbi, mirëpo një gjë e tillë së pari duhet të shqyrtohet nga Gjykata Penale e Maqedonisë së Veriut.
Sidoqoftë, mbrojtja e Morinës nuk beson se ish-ushtari i UÇK-së, do të ekstradohet në Serbi.
Madje avokati i tij, Naser Raufi ka thënë se përgjigja nga Gjykata Penale pritet në çdo moment, ngase janë bërë tashmë gjashtë ditë që prej se e njëjta është proceduar.
Ai ka thënë se ekstradim të Morinës në Serbi nuk ka gjasa të ketë.
“Do të lirohet. Presim përgjigje nga Gjykata penale për kërkesën tonë për lirim nga paraburgimi çdo moment. Tashmë janë bërë gjashtë ditë prej se e kam dorëzuar. Ekstradim nuk do të ketë”, ka thënë Raufi për lajmi.net.
Tomor Morina gjatë ditës së sotme është vizituar edhe nga ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.
Ky i fundit ka bërë të ditur se ish-ushtari i UÇK-së ndjehet mirë dhe plotësisht i pafajshëm.
Gjithashtu ai është shprehur i bindur se Morina shumë shpejtë do t’i kthehet familjes së tij në Kosovë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...