Google ADS

Zbulohet një nga yjet më të hershme të universit

23:28 | 6 Gusht 2019
L G

Astronomët zbuluan një nga yjet më të vjetër të universit që gjendet 35 mijë vite dritë nga Rruga e Qumështit.

Sipas një artikulli të botuar në Njoftimet Mujore të Shoqërisë Astronomike Mbretërore britanike, teleskopi ”SkyMapper” zbuloi yllin e ri, i varfër nga metalet, i quajtur SMSS J160540.18-144323.1.

Ylli besohet të jetë shfaqur rreth 13,8 miliardë vjet më parë.

“Ky yll tepër anemik, i cili duket se është formuar disa qindra miliona vjet pas Bing Bang-ut, ka nivele hekuri 1,5 milionë herë më të ulët se të Diellit”, tha Thomas Nordlander, udhëheqësi i ekipit që bëri zbulimin.

Nordlander tha se përmbajtja e hekurit është e ulët sa “një pikë uji në pishinën olimpike”.

Shkencëtari argumenton se ylli u shfaq pas shpërthimit të një prej yjeve të para të universit tonë dhe këta yje të parë ishin të përbërë vetëm nga hidrogjeni, heliumi dhe litiumi.

Shkencëtarët besojnë se ylli anemik në skajin e Rrugës së Qumështit mund t’i ndihmojë ata të zbulojnë sekretet e universit tonë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme