Ndonëse disa foshnje mund të vënë buzën në gaz që kur janë tek barku i mamit dhe kjo buzëqeshje ruhet përgjithmonë në eko, pediatrit shprehen se të porsalindurit mund të nxiten emocionalisht (e quajtur “një buzëqeshje sociale”) rreth moshës dy muajsh.
Megjithatë, sipas Dr. Dyan Hes, drejtor i Gramercy Pediatrics in Neë York City mund të ndodhë që bebet të qeshin edhe që në javën e gjashtë.
Me fjalë të tjera, nëse vogëlushi juaj nuk ju buzëqesh edhe pas dy muajsh, mos u shqetësoni. Gjithçka ndryshon, në varësi të foshnjës e duket se ju keni të bëni me një bebe me personalitet të fortë, që nuk impresionohet lehtë.
Nga ana tjetër, nëse një buzëqeshje është e shkurtër dhe e rastësishme , që nuk nxitet nga asgjë përreth ka më shumë të ngjarë të jetë thjesht një refleks. Zakonisht këtu flasim për buzëqeshjet e bebeve në gjumë. Ja çfarë ndodh me zhvillimin e foshnjës suaj herën e parë që buzëqesh
Sipas Dr. Hes, kjo arritje e veçantë është në të vërtetë një zhvillim i një mënyre të re të komunikuarit. “Foshnjat gëzojnë të shikojnë nga afër fytyrën tuaj dhe ata po përpiqen të interpretojnë shprehjet tuaja,” thonë ekspertët. “Kur një fëmijë buzëqesh, ai po i përgjigjet stimulit që merr nga personi përballë, e kur ky i fundit është negativ, foshnja qan”.
Foshnja juaj e kupton që një buzëqeshje është një mënyrë për të bashkëvepruar me të tjerët. Dr Hes shton: “të qeshurit për foshnjet është mënyra e tyre e komunikimit pa qenë nevojë të qajnë”. (sepse të qarët gjithashtu komunikon diçka sipas foshnjes)
Gjëja më e mirë që mund të bëni për të inkurajuar fëmijët të buzëqeshin është biseda me ta. Një kujtesë nga Dr. Hes: Foshnjat mund të shohin më së miri 25 cm larg nga fytyra e tyre gjatë kësaj kohe, kështu që është ideale që çfarë do që t’i bëni është të ndodhë relativisht afër.
Kur duhet të shqetësoheni se fëmija juaj nuk po buzëqesh Nëse e kalon tremujorin dhe foshnja juaj ende nuk ka buzëqeshur, ia vlen të kontaktoni me pediatrin tuaj për t’ia komunikuar këtë gjë.
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...
“Kam bërë tetë transfuzion gjaku dhe kam humbur 11 kg” – Tys...
Leo thotë se tek Lela e gjen qetësinë, Gjesti i bën pyetjen ...
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...