Për më shumë se gjashtë orë kishte qëndruar në gërmadhat e hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë. E pasojat e këtij aksidenti të 22 prillit, ishin vdekjeprurëse për 28-vjeçarin, Visar Behrami, i cili po punonte në atë objekt, kur ndodhi edhe shembja.
Ndërkohë, pos Policisë e Prokurorisë, me këtë rast është marrë edhe Inspektorati i Punës.
E të gjeturat e këtij organi, tregojnë se në këtë punishte, nuk kishte kushte të sigurisë në punë, raporton T7.
Raporti i Inspektoratit të Punës nuk ka përfunduar tërësisht.
Megjithatë ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit në këtë institucion, Valon Leci, tregon mangësitë procedurale nga ana e punëkryesit.
E tëra që kishin pasur kontraktori dhe nënkontraktoi kishte qenë një marrëveshje verbale, por asgjë që do të prodhonte efekt juridik.
E gjithë këto të dhëna drejtojnë gishtin kah punëkryesi.
Ai nuk kishte marrë masat e nevojshme për sigurinë dhe shëndetin në punë, nuk kishte projekt për vlerësimin e riskut për punë, e madje punëkryesi kishte angazhuar persona fizikë të cilët nuk kishin asnjë lloj dokumentacioni që janë personat adekuatë për atë punë.
Krahas Inspektoratit, hetime për këtë rast është duke zhvilluar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë.
Hetimet po vazhdojnë ende, ndërsa për një kohë pronari i objektit dhe punëkryesi kanë qëndruar edhe nën masa të sigurisë.
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...