Presidenti turk Recep Tayip Erdogan tha se beson se Presidenti amerikan Donald Trump nuk do të lejojë që lidhjet midis dy aleatëve të NATO-s të bëhen peng i mosmarrëveshjeve rreth blerjes nga Ankaraja të sistemit rus mbrojtës, S-400.
Shtetet e Bashkuara thonë se sistemi rus nuk përputhet me armatimet e NATO-s dhe paraqet kërcënim për avionin luftarak amerikan F-35 të padiktueshëm nga radarët.
Muajin e kaluar, Turqia mori dërgesën e parë të sistemit S-400 dhe tha se një dërgesë e dytë do të arrijë vitin e ardhshëm. Kjo bëri që Uashingtoni të fillojë zyrtarisht heqjen e Ankarasë nga një program i avionëve F-35 në të cilin Turqia ishte njëkohësisht kliente dhe prodhuese.
Uashingtoni paralajmëroi se Turqia do të përballet me sanksione, por Ankaraja deri tani nuk i ka përfillur paralajmërimet dhe i ka vënë shpresat te disa komente pozitive për Turqinë që bëri Presidenti Trump në samitin e G20-s në muajin qershor. Megjithatë Presidenti Trump nuk i ka përjashtuar sanksionet.
Duke folur në Ankara përpara ambasadorëve të Turqisë, zoti Erdogan tha se është gabim që, për shkak të marrëveshjes me Rusinë, të vihet në dyshim angazhimi i Turqisë ndaj NATO-s. /voa
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...