Partia Socialdemokrate e drejtuar nga Shpend Ahmeti, është shprehur e gatshme të ribashkojë forcat me partinë e Albin Kurtit, Lëvizjen Vetëvendosje. Natyra Kuçi, zëdhënëse e Partisë Socialdemokrate, për Gazetën Blic ka deklaruar se partia e saj nuk ka vënë vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Blic.
Këto deklarata erdhën pas një shkrimi të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili tha se Vetëvendosje do të mund të bënte koalicion si në formatin e kaluar, pra sikur “koalicioni paraprak”, duke aluduar në LDK-në.
Mirëpo ai ka shtuar se këtij koalicioni paraprak, LDK-VV, do të mund t’i shtohej edhe një parti e vogël, për t’i bërë kështu 70 deputetë.“Ne nuk kemi vënë vija të kuqe për LDK-në, as për Vetëvendosjen, kështu që nuk është që këmi pasur ndonjë takim për të diskutuar për detaje, mirëpo jemi të hapur për bashkëpunim me cilëndo prej subjekteve opozitare”, ka thënë Kuçi.Mirëpo, ajo ka sqaruar se ende nuk kanë pasur ndonjë takim për të biseduar për detajet e ndonjë koalicioni të mundshëm.
“Por për detaje nuk kemi biseduar dhe nuk kemi pasur ofertë për tu takuar as me LDK-në, as me Vetëvendosjen”.
Ajo ka pohuar se PSD është e gatshme për të biseduar dhe për të diskutuar programet.
“Gjithçka që bëhet në koordinim dhe në bashkëpunim duke u ulur në tavolinë e duke i diskutuar programet në planin afatgjatë, jemi për bashkëpunim”.
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Rina Balaj dhe Mato Lale publikojnë këngën “Të dy”