Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Anton Berisha, ka reaguar pas publikimit të raportit nga instituti i njohur slloven, IFIMES, për zhvillimet e fundit në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga pozita e kryeministrit.
Derisa ky raport thotë se LDK-ja dhe VV-ja do të jenë në luftë për vend të parë në zgjedhje të jashtëzakonshme, për vend të tretë po shtyhen sipas këtij raporti AAK-ja dhe PDK-ja.
Berisha duke shkruar përmes Facebook-ut ka thënë se parashikimet e tilla mbështeten në planet që kanë shtetet e caktuara, në këtë rast Sllovenia për Kosovën.
I njëjti shprehet se është pro një koalicioni në mes të AAK-së dhe LDK-së duke shtuar se jo duke u bazuar se gara për të marrë vendin e parë do të zhvillohej në një terren të përbashkët dhe djathtistë në mes të dy partive, e se e dyta Serbia e aleatët e saj do të bëjnë çmos që ky koalicion të mos ndodhë.
“Gara per vendin e pare, ka te beje me partine por edhe me kandidatin per kryeminister. Derisa AAK eshte ne epersi sa i perket pozites se kryeministrit, per shkak te definimit te qarte dhe konsistences politike te z. Haradinaj; LDK eshte ende ne kerkim te gjetjes se kandidatures qe nuk do te jete e lehte”, thotë Berisha.
Sipas tij, LDK-ja ka bërë kompromise kohëve të fundit e se shton se lufta për vendin e tretë do të zhvillohet në mes të VV-së e PDK-së e që do të zhvillohet me një terren të përbashkët. /Express
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...