Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shprehur shqetësim për ligjin e ri të miratuar në Parlamentin e Italisë kundër anijeve që kryejnë operacione për shpëtimin e refugjatëve në Detin Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
“Agjencia e refugjatëve pranë OKB-së është e shqetësuar nga vendimi i mbrëmshëm i Parlamentit italian që ta shndërrojë në ligj një dekret të sigurisë që parasheh dënime më të rënda për anijet dhe njerëzit që kryejnë operacione të kërkimit dhe shpëtimit në Detin Mesdhe”, tha Charlie Yaxley, zëdhënës i agjencisë së refugjatëve pranë OKB-së (UNHCR).
Yaxley tha se sipas ligjit, dënimet për anijet private që bëjnë përpjekje për shpëtimin e njerëzve dhe nuk e respektojnë ndalesën për hyrjen e emigrantëve në ujërat territorial të vendit është rritur maksimalisht deri në 1 milion euro.
“Në mënyrë shtesë, tani anijet do të konfiskohet automatikisht”, shtoi ai.
Yaxley tha se UNHCR-ja ka ripërsëritur shqetësimet se vendosja e dënimeve financiare apo të tjera ndaj kapitenëve të anijeve mund të pengojë apo pengojë aktivitetet e shpëtimit në det nga anijet private në një kohë kur shtetet evropiane në masë të madhe janë tërhequr nga përpjekjet për shpëtim në rajonin qendror të Mesdheut.
“OJQ-të luajnë një rol individual në shpëtimin e jetëve të refugjatëve dhe emigrantëve që përpiqen të bëjnë kalimin e rrezikshëm detar në Evropë. Përkushtimi dhe humanizmi që i motivon aktivitetet e tyre nuk duhet të kriminalizohet apo të stigmatizohet”, theksoi Yaxley.
Sipas të dhënave nga Organizata Ndërkombëtare për Emigracion (IOM) pranë OKB-së, të paktën 426 emigrantë kanë humbur jetën këtë vit përderisa udhëtonin për në Evropë përmes rrugës qendrore në Detin Mesdhe.
Të dhënat e IOM në muajin janar thonin se gjithsej 30.510 emigrantë humbën jetën mes viteve 2014 dhe 2018 derisa bënin udhëtimin e rrezikshëm për në Evropë.
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...
Vesa Luma festoi 20 vjetorin e karrierës me një koncert të v...
Specialja: Shala duhet të paguajë 208 mijë euro për viktimat