Pas pothuajse dy ore ka përfunduar mbledhja e kryesisë së vjet të LDK-së së bashku me kryetarin Isa Mustafa.
Në këtë takim nuk është diskutuar për asnjë pozitë apo zgjedhje të Kryesisë së re ose emrin e kandidatit për kryeministër.
Të paktën kështu tha Besian Mustafa zëdhënës i LDK-së.
“Takim konsultativ janë diskutuar për zgjedhjet e ardhshme. Nesër do të mbajmë takimin më këshillin drejtues ku temë e njëjtë do të jetë zgjedhjet dhe përgatitjet për to.
Sot nuk është diskutuar as për ndonjë pozitë apo kandidat për kryeministër apo ndonjë post tjetër brenda LDK-së ashtu siç është raportuar sot nëpër media”, tha Mustafa.
Mustafa tutje ka treguar se të njëjtit do të mblidhen edhe nesër në ora 16:30 minuta, por se edhe në këtë takim sipas tij temë e vetme do të jenë zgjedhjet e parakohshme.
Kujtojmë se LDK-ja ka përfunduar të shtunën procesin e brendshëm zgjedhor i ka vazhduar edhe për një mandat kryetarit Isa Mustafa si udhëheqës i partisë./arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...