Romelu Lukaku ka nisur stërvitjet te një klub befasues

14:35 | 6 Gusht 2019
Arbresh Info

Romelu Lukaku është duke u përfolur shumë largim transferim në Itali.

Sulmuesi në largim nga Manchester United është përmendur si një shënjestër për transferim gjatë kësaj merkato transferimeve e gjigantëve në Serie A si Juventusi dhe Interi, transmeton portali arbresh.info.

Te “Zonja e Vjetër”, Lukaku besohet se do të shfrytëzohet në marrëveshjen për shkëmbim me sulmuesin Paulo Dybala ndërkohë që sulmuesi argjentinas thuhet se preferon kalimin te PSG para skuadrës së Ole Gunnar Solskjaerit.

Sidoqoftë, derisa e ardhmja e tij vazhdon të mbetet ende e paqartë, belgu ka nisur stërvitjet te një klub befasues larg nga Old Trafford.

Ai është parë edhe sot (e martë) duke u stërvitur te Anderlechti.

Kjo është dita e dytë që Lukaku kryen stërvitjet te klubi në Belgjikë ndërkohë që ende nuk ka ndonjë koment nga Manchester United./arbresh.info/

https://twitter.com/HLNinEngeland/status/1158701272125644802

Të ngjashme