Zyrtare: KF Feronikeli me trajner të ri

14:17 | 6 Gusht 2019
Arbresh Info

KF Feronikeli ka njoftuar se kanë arritur marrëveshje me trajnerin malazez Dejan Vukicevic.

Kampioni i Kosovës përmes faqes zyrtare ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë një vjeçare për edicionin 2019/20 me ish futbollistin e Sevillas, shkruan portali arbresh.info.

“KF Feronikeli ka arritur marrëveshje me trajnerin malazez Dejan Vukićević”, njofton klubi në uebfaqen e tyre.

“Vukićević ka arritur marrëveshje 1 vjeçare me klubin për edicionin 2019/2020”

Ai ka qenë futbollist i shumë skuadrave të njohura si Buducnost/ Podgorica, Mogren/Budva, Partizan/Beograd, Sevila/Spanjë dhe Larnaca/Qipro, ndërsa ka drejtuar në rolin e trajnerit klubet si Zeta/Podgorica, Mogren/Budva, Mladost/Podgorica, Vojvodina/Novi Sad, Dacia Chisinau/Moldova dhe në fund, në kampionatin paraprak 2018/2019, ishte trajner i skuadrës Ventspils/Latvia.

Vukicevic nis detyrën te KF Feronikeli sot (e martë) në seancën stërvitore në ora 18:00./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme