VV: Mos shpërndarja e Kuvendit, mundëson keqpërdorimet në shëndetësi

14:11 | 6 Gusht 2019
A Z

Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie në lidhje me gjendjen në shëndetësi, me theks të veçantë në Qendrën Klinike Universitare

Arben Vitija, koordinator i VV-së në Prishtinë, përmendi disa raste të furnizimit me material shëndetësor, por edhe sanitar në QKUK, e ku sipas tij janë bërë keqpërdorime dhe keqmenaxhime.

Sipas tijë Shpesh ka pasur përpjekje për tu lenë fajin profesionistëve shëndetësore për gjendjen e rëndë në shëndetësi.

“Shpesh ka pasur përpjekje për tu lenë fajin profesionistëve shëndetësore për gjendjen e rëndë në shëndetësi. Instrumenti që është përdor dhe po përdoret për ta zbatuar këtë strategji të mbrapsht është edhe sistemi i prokurimit me këtë sistem kanë shkaktuar padrejtësi të shumëfishtë karshi pacientëve të cilëve u pamundësohet trajtimi i dinjitëtshëm shëndetësorë karshi stafit shëndetësorë të cilëve i është kthyer në sfidë punë mungesa të mjeteve bazike në punë dhe produkteve dhe jo rrallë pa cilësinë e duhur”,

Ai ka folur edhe për rastin e fundit me furnizimin me stenda nga kompanitë që nuk garantojnë minimumin e cilësisë përmes certifikatave bazike pasi që  këto certifikata kanë qenë të skaduara.

“Rasti i fundit me furnizimin me stenda aty janë shpërblyer kompani të cilat nuk garantojnë minimumin e cilësisë përmes certifikatave bazike pasi që  këto certifikata kanë qenë të skaduara. Paramendoni tani stendat që vendosen në zemrat e pacientëve dhe pikërisht këto nuk e kanë të garantuar cilësinë përmes certifikimeve adekuate”.

Ai përmendi edhe rastin me shtretërit ku sipas tij janë shpenzuar mbi 1 milion euro që tani janë të pa shfrytëzuar pasi dimensionet me dyert e dhomave kanë qenë të ndryshme.

“Dhe rasti i furnizimit me shtretërit ku porositën rreth 700 shtretër me peshë deri në 300 kilogramë, dhe standardi në këto raste është maksimumi deri në 250 kilogramë, e këta shtretër nuk munden të futen as nëpër dhoma për shakë se dimensionet e tyre janë më të mëdha se sa dimensionet e dyerve të dhomave, e në fund pacientenet mbetën pa shtretër e blerja e tyre është bërë mbi vlerën e tregut ku bëhet fjalë mbi 1milionë euro”, ka thënë ai.

Edhe kirurgu Baton Kelmendi, që është pjesë e VV-së, akuzoi PDK-në se për këto dy vjet të qeverisjes me Ministrinë e Shëndetësisë, ka përkeqësuar gjendjen ne sektorin e shëndetësisë.

Ai ka thënë se është turp dhe nuk i bënë nder askujt që në vitin 2019 ka pacient që detyrohet të udhëtoj jashtë vendit për raste që duhet të mbulohen brenda vendit.

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm me problem që po hasim ne shëndetësi. Përkundër zotimeve të dhëna nga ana e ish qeverisë sa i përket nga përmirësimi të gjendjes në shëndetësi konstatojmë se praktikat e njëjta të keqqeverisjes së mëparshme të PDK-së vijuane dhe gjatë dy viteve të fundit. Është turp dhe nuk i bënë nder askujt që në vitin 2019 ka pacient që detyrohet të udhëtoj jashtë vendit për raste që duhet të mbulohen brenda vendit. Jemi në situatën ku është luhatur besimi i pacienteve në sistemin tonë shëndetësorë. Ky në fakt është rezultat i pushteteve divetante të deritashme”.

Tutje thotë se QKUK është ndoshta i vetmi vend në botë që sallat operatore janë pa filtër steril. Dhe që nga paslufta nuk funksionin gypi C është aparatura e domosdoshme.

“Do ta ndaj me ju një rrëfim tejet të sinqerte me angazhimin që këto do të jenë ditët e fundit që qendra jonë do të jetë e mbërthyer me skandale. Ne ende nuk kemi një raport zyrtar për vdekjet e supozuara nga gazi në QKUK, në vend se të fillojnë hetimet është tentuar që të mëshefet ngjarja. QKUK është ndoshta i vetmi vend në botë që sallat operatore janë pa filtër steril. Dhe që nga paslufta nuk funksionin gypi C është aparatura e domosdoshme”.

Ai përmendi edhe problemin që janë ballafaquar më së fundmi në QKUK, me mungesë të infuzioneve dhe penjë, që sipas tij furnizimi me këto kushton pak cent.

“Javën e kaluar kemi pasur mungesë të sistemeve për infuzion e furnizimi me to kushton pak cent, ka muaj që mungojnë penjë të caktuar në salla operatore. Aparati i kardiologjisë që e kanë sjell ka pasur një defekt rastësia e solli që defekti ka ndodh para se të fillojë operacioni e nuk ka ndodhe gjatë operacionit. Prej dy vjetësh nuk ka përgjegjës për vjedhjen e barnatores qendrore të SHKUK-së”, ka thanë ai./Arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/349155719310172/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme