Konfirmohet aksioni i policisë në Ranillug

12:17 | 6 Gusht 2019
Arbresh.info

Mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në komunën e Ranillugut.

Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info edhe zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Bastisja ka ndodhur në shtëpinë e asamblistit serb Ivan Ristiq.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të Komunës së Ranillukut.  Për detaje tjera mund t’iu informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, tha Kelani./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme