Takimi midis zyrtarëve ushtarakë turq dhe amerikanë për të diskutuar formimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë ka vazhduar sot në Ankara, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria turke e Mbrojtjes Kombëtare bëri të ditur se takimi filloi në orën 10:30 sipas kohës lokale.
Turqia pret formimin e një zone të sigurt prej 32 kilometrash në veri të Sirisë dhe ka theksuar se dëshiron që grupi terrorist YPG/PKK të pastrohet në rajon.
YPG/PKK është dega siriane e grupit terrorist PKK e cila për mbi 30 vite ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave në Turqi, përfshirë shumë fëmijë, gra dhe foshnje.
Ankaraja dhe Uashingtoni ende duhet të arrijnë një marrëveshje për zonën e sigurt. Zëdhënësi i Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, të premten tha se Ankara ka durim “të kufizuar”.
Ministria turke e Punëve të Jashtme, të premten theksoi se nëse përpjekjet për të gjetur terren të përbashkët me SHBA-të rezultojnë të pasuksesshme, Turqia do të duhet të formojë e vetme një zonë të sigurt në Siri.
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...