Google ADS

Kosova U-17 pëson humbjen e tretë në hendboll

11:36 | 6 Gusht 2019
Arbresh Info

Kombëtarja e grupmoshave U-17 e Kosovës në hendboll në kategorinë e fermave ka pësuar një tjetër humbje.

Në Kampionatin Evropian te Divizioni B që është duke u zhvilluar në Italia, Kosova U-17 ka pësuar humbjen e tretë radhazi, transmeton portali arbresh.info.

Ata janë mposhtur me rezultat 25:18 nga Izraeli në takimin e fundit të zhvilluar të hënën.

Sidoqoftë, duhet të kujtojmë se kjo është paraqitje e parë e vashave tona në këtë turne dhe mbi të gjitha përvoja e fituar duhet vlerësuar.

Takimi i fundit në kuadër të grupeve luhet ndaj Islandës më 8 gusht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme