Evertoni raportohet të ketë përgatitur një marrëveshje që prek shifrën prej 100 milionë funta në mënyrë për të fituar garën për anësorin e Crystal Palaces, Wilfried Zaha.
Me transferimin e Nicolas Pepes te Arsenali nga Lille, Evertoni është shfaqur tani si klubi favorit për shërbimet e reprezentuesit të Bregut të Fildisht para mbylljes së merkatos verore, transmeton portali arbresh.info.
“Toffees” kishin dështuar me ofertën e shtruar prej 50 milionë funta muajin e kaluar, por duket se nuk kanë ndërmend të heqin dorë në nënshkrimin me sulmuesin.
Bazuar në Daily Mail, Evertoni është i përgatitur për të paguar 65 milionë funta si dhe për të përfshirë dyshen Cenk Tosun dhe James McCarthey në marrëveshjen.
Asnjëri nga lojtarët nuk është pjesë e planeve të Marco Silvas, ndërkohë që Palace – pavarësisht se ngurrojnë ta shesin Zahan, mund të jenë të kënaqur me përfitimet në këtë marrëveshje.
Raporti shton gjithashtu se Palace dëshiron të pranoj 120 milionë funta për lojtarin e tyre./arbresh.info/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë