Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet që “Qeveria më e paaftë dhe më e korruptuar e udhëhequr nga i amnistuari Zoran Zaev mund të flasë vetëm për rekorde në skandale”.
Nga kjo parti njoftojnë se ky pushtet nuk mund të jetë bartës i reformave, posaçërisht jo në reforma, njofton Telegrafi Maqedoni.
“OBRM-PDUKM gjithmonë është në anën e drejtësisë, dhe kjo do të thotë se ka dallim me LSDM-në. Kryetari i amnistuar i LSDM-së dhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, fol për regjim dhe shtet të kapur në kohën kur ai vet është në pushtet. Pa turp del para qytetarëve dhe i bind se në kohën kur ai qeveris, haraçi ndodh për shkak të opozitës. Absurd i madh dhe manipulim nga partia politike që është në pushtet pa fitore në zgjedhje”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.
Nga OBRM-PDUKM kërkojnë që zgjerimi për rastin ‘Haraçi’ të jetë jo vetëm ndaj kryesit, por edhe ndaj porositësit dhe personat që kanë ndihmuar, drejt PSP-së dhe të gjithë funksionarëve të LSDM-së.
“OBRM-PDUKM angazhohet për prokurori të pavarur që punon sipas ligjit dhe që heton krimin, pa privilegjet e deritashme që i lejon LSDM. Prokuroria e pavarur duhet të bazohet në parimet e sundimit të së drejtës dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...