Real Madrid e ka informuar Eriksenin që ai mbetet alternativë e Paul Pogbas, derisa United mësohet se janë afër arritjes se një marrëveshje me mesfushorin danez
Përderisa Real Madridi vazhdon që të kërkojë Paul Pogban, klubi është duke shikuar edhe alternative të tjera të mundshme dhe një lojtar që i prin listës , që në këtë rast është Christian Eriksen.
AS ka mësuar që Los Blancos ka kontakte të vazhdueshme me kampin e Eriksen, të cilin klubi e ka informuar javën e kaluar që mesfushori i Spurs mbetet në listën e dëshirave të klubit për përforcime.
Por, derisa Madridi është i fokusuar në Pogban, në garë është futur seriozisht Manchester United për Eriksenin. Danezi është në agjendë të United që nga fundi i marsit, kur trajneri Ole Gunnar Solskjaer ia kishte propozuar në një takim hierarkisë së United në një takim.
Djajtë e kuq kanë filluar bisedimet me Eriksen ditët e kaluara, duke i propozuar pesë vite kontratë dhe një pagë të afërt me atë të Pogbas. Mesfushori danez besohet se është duke e marrë në konsideratë këtë ofertë, duke besuar që United do të luajë rreth tij.
Eriksen dhe Van de Beek bashkë kushtojnë sa Pogba
Por, ëndrra e Eriksen mbetet që të luajë për Real Madridin, me të cilët ai ka një marrëveshje verbale disa muaj më parë. Kontrata e 27 vjeçarit përfundon në fund të 2020 dhe ai nuk dëshiron të rinovon me Tottenham.
Nëse Madrid nuk arrin që të transferojë Pogban, Eriksen do të ishte një nënshkrim i përafërt me të, bashkë me Donny van de Beek, të cilët po ashtu shihen si alternativ për mesfushorin e United.
Në fakt, të dy lojtarët konsiderohet se kushtojnë më pak se 170 milionë euro që United është duke i kërkuar për Pogban. Spurs kërkojnë afër 60 milionë euro për Eriksen nga blerësit e tij në Premier Ligë, por ata mund ta reduktojnë këtë shumë në 50 milionë euro për klubet jashtë Anglisë, derisa mesfushori i Ajaxit kushton diku rreth 50-60 milionë euro. /GazetaExpress/
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...