Opozita drejton gishtin nga KQZ, që sipas saj 4 anëtarët kanë shkelur ligjin me refuzimin që i kanë bërë dekretit të Presidentit për 13 tetorin.
Sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari tha se ata do të përballen me ndjekje penale.
Braimllari: KQZ është dukshëm në drejtimin politik të Edi Ramës, jo vetëm në drejtimin e vendimmarrjes, por shkelin ligjin, bëhen kamikazë të Edi Ramës që në gjykimin tim ata do të përballen me ndjekje penale. Ligji e parashikon se çfarë do të thotë shkatërrim i zgjedhjeve, shkatërrim i demokracisë në vend e kështu me radhë. Ata refuzuan dekretin e Presidentit të mbajtjes së zgjedhjeve lokale në 13 tetor. Ata nuk kanë të drejtë të marrin vendim mbi dekretin e Presidentit. Është Gjykata Kushtetuese që shprehet, jo KQZ, jo Denar Biba me shokë. Do të merren të gjitha masat, ata me këtë veprim i kanë thënë burgut hapu. Për këtë të jeni të sigurt. Po si duket e kanë mbyllur marrëveshjen me Edi Ramën dhe Edi Rama i ka nën kontroll dhe ata janë kthyer kamikazë të Edi Ramës për të shkatërruar demokracinë në vend. Sot KQZ kishin shansin që të hidhnin një gur shprese për të vazhduar me proceset demokratike në vend. Ata vazhduan me procesin e 30 qershorit, një proces farsë, monist i drejtuar nga Edi Rama.
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...
MSH bëhet me dy depo qendrore të barnave
“Pa të rrejt Xuxi se dini çka o rrena”, Xheneta përplaset me...
Ademi e Weidner pritën në takim të deleguarit e FIFA-s për z...