Google ADS

Arrestohet zyrtari policor për kanosje dhe dhunë në familje

20:01 | 5 Gusht 2019
L G

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK)ka arrestuar një polic nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes dhe dhunës në Familje.

Arrestimi i tij është bërë sot në orët e mbrëmjes.

“Arrestimi i zyrtarit policor është realizuar sot (05.08.2019) në orët e mbrëmjes ku hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar një të dyshuar (rreshter policor në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës) me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale kanosje dhe dhunë në familje”, bën të ditur IPK.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit 48 orësh.

“Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore kurse të dyshuarit tashmë të arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme