Vetëm i shkruar në letër ka mbetur Projektligji për Qeverinë.
Qeveria e dorëhequr që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, ka dështuar ta dërgojë për miratim në Kuvend këtë projektligj, raporton KTV.
Ky projektligj do ta kufizonte numrin e ministrave, zëvendëskryeministrave, zëvendësministrave dhe të këshilltarëve politikë.
Në qeveri thonë se arsyeja e mosprocedimit të tij, ka qenë dorëheqja e kryeministrit.
Tahiri mohon se ky projektligj nuk u dërgua për miratim në Kuvend për shkak të përplasjeve brenda partive të cilat ishin në koalicion.
Nga ana tjetër, shoqëria civile thotë se pikërisht për këtë arsye është zvarritur ky projektligj.
Në Projektligjin për Qeverinë është paraparë që të zvogëlohet numri i ministrive nga 21 në jo më shumë se 15, e nga 80 zëvendësministra në 30 dhe përgjysmimi i këshilltarëve politik në 90.
Derisa, nuk miratohet Ligji për Qeverinë, qeveria e ardhshme do të ketë sërish duart e lira për të vendosur për përbërjen e kabinetit qeveritar.
Qeveria në dorëheqje e udhëhequr nga koalicioni PAN, është kritikuar në vazhdimësi për emërimin e më shumë se 80 zëvendësministrave, për numrin e madh të këshilltarëve politik dhe të koordinatorëve.
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë