Gjermania ka kërkuar nga qeveria indiane që të zhvillojë dialog me popullin e rajonit Xhami dhe Kashmir, si dhe të respektojë kushtetutën, përderisa tensionet u rritën për shkak të masës për të hequr statusin e veçantë të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Adebahr, tha se Gjermania po ndjek me vëmendje zhvillimet në rajon.
“Besojmë se të gjitha hapat e mëtejshme të qeverisë duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën e Indisë”, tha Adebahr, duke i kërkuar qeverisë të respektojë të drejtat civile të garantuara me ligj.
“I bëjmë thirrje qeverisë indiane të zhvillojë dialog me popullatën e shqetësuar për planet dhe qëllimet e saj”, shtoi ajo.
Që nga viti 1947, Xhamu dhe Kashmir gëzoi dispozita të veçanta për të miratuar ligjet e veta. Dispozita e veçantë mbronte po ashtu ligjin e saj të shtetësisë që nuk lejonte të huajt të vendoseshin dhe të zotëronin tokat në territor.
Xhamu dhe Kashmir, një rajon në Himalajet me shumicë myslimane, është ndarë nga India dhe Pakistani dhe pretendohet i tëri nga të dyja shtetet.
Që nga ndarja e tyre në vitin 1947, dy shtetet kanë zhvilluar tre luftëra, në vitet 1948, 1965 dhe 1971. Dy prej këtyre luftërave janë zhvilluar shkaku i Kashmirit.
Disa grupet në Xhamu dhe Kashmir, kanë luftuar për pavarësi kundër sundimin indian apo për bashkim me Pakistanin fqinj.
Sipas disa organizatave për të drejtat e njeriut, mijëra njerëz kanë humbur jetën në konfliktin në rajon që nga viti 1989.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...