Angelina Jolie vë në pah tatuazhet e shumta në reklamën e markës ‘Mon Guerlain’

16:17 | 5 Gusht 2019
L G

Aktorja e popullarizuar e Hollywoodit, Angelina Jolie, është bërë fytyra e markës tregtare, Mon Guerlain.

Ajo filmoi një reklamë, e cila për vetëm dy ditë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube, teksa është publikuar nga Guerlain.

E shtrirë në shtrat me dukje të thjesht, 44-vjeçarja shfaqet me një mbulesë të hollë, ku në njërën anë ka vënë në pah tatuazhet e shumta që ka realizuar në pjesën e shpinës.

Në këtë reklamë, aktorja Jolie po ashtu ka treguar natyrën e butë dhe femërore, derisa nuk ka dyshim se rrëmbeu vëmendjen përkunder viteve që ka.

Theksojmë që Angelina është njëra ndër femrat më të suksesshme në botë në fushin e artit, e cila është fituese e trefishtë e Golden Globes dhe çmimeve ‘Oscar’.

E njëjta ka fituar edhe disa çmime ndërkombëtare për përfshirjen e saj në të drejtat e refugjatëve dhe për aftësinë që ka për t’u sjell vëmendje problemeve globale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme