Veseli flet pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, zgjedhjet në tetor

12:02 | 5 Gusht 2019
Arbresh.info

Pas pothuajse një orë ka përfunduar duar takimi i mbledhjes së Kryesisë së Kosovës.

Në këtë takim unanimisht të gjithë përfaqësuesit kanë vendosur që të caktojnë një seancë për shpërbërjen e Kuvendit më 22 gusht.

Me këtë rast Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli falënderoi partitë për këtë takim dhe për bashkëpunim.

Veseli para mediave tha se zgjedhjet do të mbahen 30 apo 40 ditë pas datës 22 gushtë.

“Patëm një takim të mirë dhe vendosem që të marrim disa vendime për Kosovën.  Në këtë takim caktuam datën e shpërbërjes së Kuvendit. E them edhe sot se e vetmja zgjidhje kur ka dilema janë qytetaret dhe zgjedhjet. Ky vend ka nevojë për vendosmëri e në mënyrë të veçantë për zhvillim ekonomik e mundësi për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vendit tonë i duhet edhe mençuri strategjike për ta ruajtur shtetin e integritetin. Urime zgjedhjet të gjithë qytetarëve,  30 apo 40 ditë pas shpërbërjes do ti kemi edhe zgjidhjet e parakohshme”, tha Veseli.

E shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-së, Bilall Sherifi ka thënë se zgjedhjet i bien në fund të shtatorit.

“I bie fundi i shtatorit të jetë data e zgjedhjeve. Ajo çka është mu përshëndet është dakordia e deputetëve që përpos shpërbërjes ta miratojmë edhe projektin e IPA-së dhe ne nuk do ti humbim gjitha ato mjete. Arsyeja pse e kemi vendos me 22 gusht të shpërndajmë kuvendin është që të përgatiten misionet vëzhguese të ndërkombëtarëve”, ka shtuar ai./Arbresh.info/


 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme