Google ADS

Më 22 gusht shpërndahet Kuvendi, e rekomandoi BE-ja

11:47 | 5 Gusht 2019
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se më 22 gusht do të shpërbëhet Kuvendi.

Hoti ka shtuar se këtë vendim e kanë marrë sot, shkruan arbresh.info.

“Ne u dakorduam që vendi duhet të shkoj në zgjedhje të rregullta, u pajtuam që më datë 22 gusht në ora 10:00 të shpërbëhet Kuvendi dhe u dakorduam që para shpërndarjes të miratojmë marrëveshjen IPA”, ka thënë ai.

Edhe Ahmet Isufi nga AAK ka ripërsëritur vendimin e marrë.

“Kuvendi i Kosovës vendosi që data 22 gushtë të jetë data e shpërbërjes së Kuvendit dhe do shkojmë në zgjedhje”, ka thënë ai.

E shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka falënderuar të parin e partisë së tij për këtë vendim pasi sipas tij të tjerët kanë pas vetëm fjalë.

“Data është caktuar nga ne dhe më 22 gusht presim që të jenë të pranishëm të gjithë deputetët. E përshëndesim Kryetarin Veseli që ka marr vendim të na mbledh pasi që deri sot ka pasur vetëm fjal. Mbas shpërbërjes presim që të caktojmë datën e zgjedhjes në mënyrë që të bëjmë Qeverinë e re për të quar përpara proceset”, ka thënë ai.

E Bilall Sherifi nga NISMA ka përshëndetur miratimin e projektit të IPA-së.

“I bie fundi i shtatorit të jetë data e zgjedhjeve. Ajo çka është mu përshëndet është dakordia e deputetëve që përpos shpërbërjes ta miratojmë edhe projektin e IPA-së dhe ne nuk do ti humbim gjitha ato mjete. Arsyeja pse e kemi vendos me 22 gusht të shpërndajmë kuvendin është që të përgatiten misionet vëzhguese të ndërkombëtarëve”, ka shtuar ai.

Ndryshe caktimi i datës për shpërbërjen e Kuvendit u mor sot në mbledhjen e kryesisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme