Dy persona janë arrestuar pasditen e së dielën në Lipjan pasi dyshohen për sulm ndaj personit zyrtarë.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet një i dyshuar është ndaluar nga Policia pasi është raportuar për gjuajtje më armë në një aheng familjarë, shkruan arbresh.info.
E gjatë kontrolles i dyshuari tjetër ka sulmuar fizikisht zyrtarë policor.
“Raportohet se gjatë një ahengu familjar, i dyshuari mashkull K-Shqiptar ka shtënë me armë zjarrit në ajër. Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor”, thuhet në raport.
Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se dy të dyshuarit janë arrestuar ndërsa u është konfiskuar një revole.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, përfundon raporti i Policisë së Kosovës./Arbresh.info/
Yamal largohet nga kampi spanjoll rikthehet tek Barcelona
Vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, vdes një person
Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për FSK-në
Asllani para ndeshjes me Qipron: Do të japim maksimumin për ...
Hapja e kampit në Gjadër, Rama: Emigrantët nuk mund të lëviz...
Fokusi te Perëndimi i kushton Kosovës me barriera në botën i...