Policia Kufitare e Vlorës në bashkëpunim me forcat “Delta” kanë ndihmuar në kohë rekord një turist italian, i cili kishte nevojë urgjente për trajtim mjekësor.
Turisti u transportua menjëherë me helikopter drejt spitalit të Vlorës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet e mirë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Policia Kufitare e Vlorës dhe forcat “Delta” i vijnë në ndihmë në zonën e Karaburunit një turisti italian i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore .Falë transportimit të shpejtë për në spital, me mjetin lundrues të forcave “Delta”, turisti italian është jashtë rrezikut për jetën.
Mesditën e sotme salla operative e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, është njoftuar me telefon nga kapiteni i një anijeje turistike që ndodhej në zonën e Karaburunit në Shënvasil, se kishte nevojë për ndihmë mjekësore për një turist italian që ndodhej në anije, i cili duhej transportuar për në spital në një kohë sa më të shpejtë.
Menjëherë në ndihmë të turistit ka shkuar në kohë mjeti lundrues i forcave “Delta” që ishte me shërbim në atë zonë dhe ka transportuar shtetasin E.U, 59 vjeç për në Porti e më pas me autoambulancën e spitalit të Vlorës. Turisti Italian E. U., pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Vlorës, kaloi rrezikun për jetën dhe në këto momente ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shtetasi E.U., falënderon Policinë Kufitare, forcat “Delta” dhe ekipin mjekësor që i erdhën në ndihmë.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad