Google ADS

Pacolli: Faleminderit Dua Lipa për promovimin që i bën Kosovës

14:56 | 4 Gusht 2019
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, përmes një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka falënderuar artisten me famë botërore, Dua Lipën, për promovimin që ajo po i bën Kosovës.

“Faleminderit Dua Lipa për promovimin e madh që i bënë Kosovës dhe kombit tënd!” ka shkruar Pacolli.

Lipa këto ditë është duke qëndruar në Prishtinë për Sunny Hill Festival I cili po mbahet në parkun e Gërmisë, shkruan arbresh.info

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Pacollit në Facebook:

 

https://www.facebook.com/behgjeti/posts/10161984284475153

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme