Google ADS

Benajmin Kololli humb penalltinë në sy të Bernard Challandes

09:08 | 4 Gusht 2019
L G

Sioni e ka mposhtur Zurichun me rezultat 3:1 në kuadër të xhiros së dytë të Superligës së Zvicrës, raporton Zëri.info.

Dy gola për Sionin i realizoi mesfushori shqiptar Pajtim Kasami kurse një tjetër, mesfushori nga Kosova i Kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani. Golin e vetëm për Zurichun e realizoi Miha.

Kujtojmë se mbrojtësi i Kosovës dhe Zurichut, Benajmin Kololli në këtë ndeshje e humbi edhe një penallti në minutën e 70-të.

Ndryshe, përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, është parë në këtë ndeshje.

Challandes në këtë ndeshje është parë me paterica.

Ai së fundmi e ka kryer një operim me sukses. Challandes do t’i rikthehet punës me Kosovës me ndeshjet e shtatorit ndaj Çekisë dhe Anglisë.

Zvicerani po shkëlqen në krye të Kosovës në eliminatoret e Kampionatit Evropian derisa e ka fituar Ligën e Kombeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme