Të mërkurën e kaluar, 15-vjeçarja Aleskandra Macesanu u zhduk në perëndim të Bukureshtit ndërsa po bënte autostop për të shkuar në shtëpinë e saj në qytetin Karakal në Rumani. Më vonë ajo u gjet e vdekur.
Mirëpo, komentet pas kësaj ngjarje të ministres së Arsimit të Rumanisë, Ekaterina Andronescu në një televizion “se fëmijëve u mësohet që të mos hipin në makinë me të huaj” kanë ngjallur reagime të shumta.
Kryeministrja rumune Viorika Dancila e shkarkoi menjëherë ministren duke i konsideruar komentet si të papërgjegjshme, edhe pse sqaroi se ish-ministrja nuk kishte dashur të fajësonte prindërit e viktimës.
Ajo që e rëndoi më tepër situatën është fakti se 15-vjeçarja ndërsa po mbahej nga rrëmbyesit kishte arritur të telefononte tre herë shërbimin e emergjencës, por policia priti 19 orë para se të niste kërkimet në pronën ku ajo po mbahej.
Për adresimin e dobët të situatës u pushua nga puna shefi i policisë së vendit si dhe u dorëhoq edhe ministri i Brendshëm.
Për vrasjen e Macesanut u ndalua një 65-vjecar, i cili ka pranuar fajin por gjithashtu ka bërë të ditur se ka vrarë edhe një adoleshente tjetër që është zhdukur që në muajin prill.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...