Bashkësia Islame e Kosovës, sikurse herëve të tjera, edhe këtë vit, me rastin e Kurban Bajramit, do të bëjë organizimin e therjes së kurbaneve.
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, bën të ditur se për këtë vit çmimi i një kurbani është përcaktuar 120 euro.
“Ne paraprakisht e kemi caktuar dhe çmimin e kurbanit që është 120 euro për 1 kurban dhe i kemi njoftua të gjitha këshillat të gjithë xhematin, lajmërimet janë bërë nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame ka bërë organizimin e therjes edhe viteve tjera”, thotë ai, për ekonomia Online.
Sadriu thotë se për këtë Kurban Bajram synojnë të grumbullojnë rreth 8 mijë kurbanë, ndërsa shpjegon se një pjesë të tyre detyrohen t’i therin jashtë Kosovës.
“Unë dua ta njoftoj opinionin paraprakisht ta bëjë me dije se, ne i kemi bërë të gjitha parapërgatitjet procedurale rreth organizimit të therjes së kurbaneve, kemi bë shpalljen e tenderit dhe kemi bërë oferta. Ta kemi parasysh që Kosova nuk ka kapacitet të mjaftueshëm që të ther 2 mijë lopë ta quajmë që aty 150 kurbane e jo mos ma shumë, nuk kemi kapacitet të mjaftueshëm, të gjitha krerët që janë për therje të kurbaneve vinë prej jashtë”, thotë ai.
Ai thotë se asnjë kompani kosovare nuk ka kapacitet, të bëjë therjen e dy mijë krerë lopëve.
Madje thotë se Kosova ka mungesë edhe të bagëtive që përdoren për kurbane.
“Kushtet që ne i kemi kërkuar fatkeqësisht po themi nuk mundemi me i gjet këtu në Kosovë, i kemi pasur dikund 5 oferta dhe të gjithë ofertuesit që kanë qenë nga Kosova kanë qenë me çmime astronomike mos të them me çmime marramendëse, duke mendua që nuk kemi zgjidhje tjetër patjetër duhet t’i premë aty dhe ato nuk na i mbulojnë absolutisht shpenzimin me than as 60 %”, thotë ai.
Sadriu thotë se në mungesë të këtyre kushteve janë detyruar që një pjesë të madhe të kurbaneve t’i therin në kompaninë “Kosova Farm” në Hungari, e cila sipas tij ka kapacitete të mjaftueshme për therjen dhe përpunimin e mishit.
“Ne fatkeqësisht jemi detyruar që edhe këtë vit një numër të kurbaneve t’i therim jashtë Kosovës në Hungari ‘Kosova Farm’ që është një firmë e kombinuar kosovare-hungareze e që jemi detyruar edhe këtë vit ti thermi edhe pse një pjesë prej tyre e kemi nda dhe do ti thermi këtu në një thertore në Istog, por fatkeqësisht kapacitetin që e kemi këtu nuk mund të i kryej për aq sa ne kemi nevojë, vitin e kaluar i kemi therur mbi 1200 krerë lopë që ka arrit shuma e kurbaneve dikund tek shifra 8 mijë dhe Kosova nuk e ka atë mundësi që të kryejë. Edhe këtë vit jemi detyruar që shumicën e kurbaneve t’i therim jashtë Kosovës”, tha ai.
Ahmeti shpjegon se interesimi i besimtarëve për të ther kurban përmes institucionit të BIK-ut është rritur dukshëm, ndërsa thotë se mishin e shpërndajnë tek institucionet e ndryshme, por edhe te familjet skamnore.
Kurban Bajrami është më 11 gusht, kësaj feste i paraprinë haxhi, njëri ndër pesë kushtet e fesë islame.
Kryeministri rumun pranon se Kosova luajti mirë, por thotë s...
Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut: Mbledhja e pë...
Ahmeti, Qeverisë së Kosovës: Mos heshtë për shqiptarët në RM...
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...