Google ADS

Makina përplas këmbësoren te Plepat në Durrës, rasti i dytë brenda një jave

22:54 | 3 Gusht 2019
Trina Galanxhi

Një tjetër aksident pranë zonës së Plepave në Durrës.

Siç është mësuar, një makinë ka aksidentuar një kalimtare, e cila fatmirësisht ka shpëtuar me disa lëndime të vogla.

Banorët e zonës, por edhe turistët e shumtë në këtë periudhë shprehen të shqetësuar pasi ky është rasti i dytë brenda një jave.

Aksidenti shkaktoi trafik në zonë, ndërsa u desh ndërhyrja e policisë rrugore për të vendosur rregullin

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme