Google ADS

Neymari largohet me forcë nga festa e PSG-së, shtyhet nga Mbappe

17:39 | 3 Gusht 2019
Arbresh Info

Ylli i Paris Saint Germainit, Kylian Mbappe është parë duke shtyrë Neymarin gjatë festës së fundit të klubit.

“Parisienët” arritën me një përmbysje të fitojnë 2 me 1 ndaj Rennes së fundmi pavarësisht se pranuan gol në minutat e parë të ndeshjes, transmeton portali arbresh.info.

Golat nga Mbappe dhe Angel Di Maria bënë që ata të sigurojnë Trofeun e Kampionëve.

Në një video të publikuar në rrjete sociale pas ndeshjes kur PSG ishte duke festuar për trofeun e fituar, Mbappe shihet duke shtyrë Neymarin nga pjesa e lojtarëve që ishin mbledhur për të festuar.

Braziliani është përfolur shumë për largim nga PSG gjatë verës./arbresh.info/


Shikoni momentin më poshtë:

https://twitter.com/PSGalu/status/1157652346874339330

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme