KF Feronikeli ka hedhur poshtë raportet se klubi ka arritur një marrëveshje me trajnerin Bilbil Sokoli.
Kampioni i Kosovës ka reaguar me anë të faqes zyrtare duke mohuar madje pretendimet se ata janë në bisedime me trajnerin, shkruan portali arbresh.info.
“KF Feronikeli hedhë poshtë spekulimet e mediave kinse është arritur marrëveshje mes klubit tonë dhe trajnerit Bilbil Sokoli, madje as qe kemi biseduar me të”, shkruan klubi në reagimin në faqen zyrtare.
Ata zbulojnë gjithashtu se janë afër marrëveshjes me një trajner të huaj, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur.
Por, KF Feronikeli paralajmëron se zyrtarizmi i marrëveshjes me të do të bëhet së shpejti.
“KF Feronikeli sqaron opinionin se është afër marrëveshjes me një trajner të huaj dhe shpejt pritet zyrtarizmi i tij”, thuhet tutje në deklaratën e tyre./arbresh.info/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...