Google ADS

Sako nxjerr punonjësit e bashkisë për pastrimin e Durrësit

15:21 | 3 Gusht 2019
Arbresh.info

Menjëherë pas marrjes së detyrës kryebashkiakja e re e Durrësit ka nisur ditën e parë të punës me fokusin pastrimin e qytetit.

Valbona Sako ka urdhëruar të gjithë institucionet në varësi të bashkisë të dalin ne terren për të pastruar qytetin.

Gjatë një prononcimi për RTV Ora, Sako tha se ky sektor do të jetë prioritet

Valbona Sako: Ky të jetë një fillim i mbarë jo vetëm për mua. Mendojmë të bëjmë një plan studimi për të lehtësuar sadopak trafikun në Durrës”

Ndërkohë kryetari i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferri tha se Durrësi nuk ka qenë asnjëherë më i papastër sesa sot.

Ferdinand Xhaferri: “Në mesin e sezonit turistik ndërhyhet në bulevardin kryesor të qytetit “Durrah” duke shpenzuar përsëri 67 milionë lekë të reja. Kujtojmë se për këtë bulevard janë shpenzuar në 2012 plot 120 milionë lekë të reja, është shpenzuar në 2016 dhe po shpenzohet dhe sot”.

Per Xhaferrin shëtitorja Taulantja është ndotur masivisht nga inertet, ndërsa e njëjta panoramë ofrohet edhe në brendësi të qytetit në bulevardet kryesore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme