Një burrë është plagosur me armë zjarri më 1 gusht në fshatin Strazhë të Novobërdës, derisa një tjetër, po në këtë datë, në Kamenicë është therur me thikë.
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se gjatë manipulimit me armë i dyshuari, që është arrestuar, kishte plagosur me armë zjarri viktimën derisa të dytë ishin brenda veturës.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe gjendet në QKUK duke marr tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, është konfiskuar vetura brenda së cilës është gjete dhe konfiskuar edhe një fishek i armës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.
Kurse në Kamenicë është arrestuar i dyshuari pasi ka sulmuar me thikë viktimën, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...